Manovra të mëdha ushtarake të NATO-s “Saber Guardian 2017" kanë filluar në Bullgari.
Në ushtrime marrin pjesë 25 mijë ushtarë nga 20 vende ndër të cilat edhe Ushtria e Serbisë, njofton Associated Press, transmeton Koha.net shkrimet e mediumeve serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria serbe e Mbrojtjes ka kumtuar se 79 ushtarë serbë do të marrin pjesë në manovrat ndërkombëtare "Saber Guardian 2017" nga 7 deri më 22 korrik në poligone në Hungari, Rumani e Bullgari.
Ushtrimet “Saber Guardian 2017" mbahen në rajonin e Detit të Zi nga viti 2013.