Botë

Burri i pavaksinuar në SHBA hiqet nga lista për transplant të zemrës

Descriptive Text

Një spital amerikan ka refuzuar një pacient për një transplant zemre sepse ai nuk është vaksinuar kundër COVID-19.

Ferguson ka nevojë të madhe për një zemër të re, por spital Brigham and Ëomen në Boston e hoqi atë nga lista e tyre.

Babai i tij tha se vaksina kundër COVID-it bie ndesh me "parimet bazë të djalit të tij, ai nuk beson në të".

Spitali tha se po ndiqte politikën. Spitali shtoi se shumica e 100,000 njerëzve në listat e pritjes për transplantim organesh nuk do të marrin një organ brenda pesë viteve për shkak të mungesës së organeve në dispozicion, raporton BBC.

CDC inkurajon marrësit e transplantit dhe ata në rrethet e tyre të afërta që të vaksinohen plotësisht.

Nuk është hera e parë që një amerikan i pavaksinuar përballet me pengesa në kujdesin shëndetësor javët e fundit.

Në fillim të këtij muaji, një grua nga Minesota paditi spitalin e saj lokal pasi mjekët u përpoqën t'i hiqnin burrin e saj të pavaksinuar nga ventilatori që ai kishte përdorur për dy muaj.