Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se është shumë e rëndësishme që Iraku fqinj të mbetet vend i bashkuar dhe se referendumi i planifikuar i kurdëve për pavarësi nuk duhet të mbahet.
Autoritetet në rajonin kurd të Irakut kanë planifikuar të mbajnë referendumin për pavarësi më 25 shtator dhe presidenti i Qeverisë rajonale kurde i ka thënë agjencisë Reuters, javën e kaluar, se nuk duhet të ketë kthim prapa nga përpjekja për shtetin e pavarur kurd.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Rëndësia e integritetit territorial të Irakut po rritet nga dita në ditë", tha Erdogan në një konferencë për naftën në Stamboll.
"Ata duhet të përmbahen nga hapat e njëanshëm, të tillë si referendumi për pavarësinë", shtoi Erdogan.
Turqia, me dekada të tëra, lufton kurdët në territorin e saj që përpiqen për më shumë autonomi.