Botë

Britania rekord të ri, gati 220 mijë raste të reja me koronavirus

Britania e Madhe ka regjistruar një rekord tjetër ditor për raste me koronavirus. Në 24 orët e fundit në Britani janë regjistruar 218.724 raste me koronavirus, raporton “The Guardian”.

Në shtatë ditët e fundit në Britani janë regjistruar mbi 1.2 milionë raste të reja me koronavirus.

Varianti i ri Omicron po shihet shkaktar prapa kësaj rritje të madhe të rasteve në Britani.