Botë

Trump: Marrëveshja e tregtisë mes SHBA-së dhe Britanisë së Madhe do të ndodhë shpejt

Sot është dita e fundit e takimit të liderëve në samitin e G20-ës në Hamburg të Gjermanisë.

Me këtë rast janë takuar edhe presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministrja britanike Theresa May, transmeton Koha.net.

Trumpi ka thënë se pret një takim të “fuqishëm”, për një marrëveshje tregtare me Britaninë e Madhe, e cila do të ndodh shumë shpejt.

Gjatë bisedimeve në samitin e G20-ës, Trumpi tha se do të vizitojë Londrën.

“Nuk ka asnjë vend tjetër që mund të ketë marrëdhënie më të afërta se vendet tona”, ka thënë Trumpi.