Botë

OBSH: Ka gjasa që Omicroni është prezent në shumicën e shteteve të botës

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se varianti i ri Omicron me shumë gjasë është prezent në shumicën e shteteve në botë.

Raste me këtë variant janë konfirmuar në 77 shtete.

Por, drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ka mundësi që është prezent edhe në shtete të tjera por që nuk është detektuar ende.

Tedros shtoi se shqetësohet se Omicroni po nënvlerësohet, raporton BBC.

Varianti Omicron së pari u identifikua në Afrikën Jugore në nëntor dhe nga atëherë është përhapur mjaft. Një numër shtetesh ka vënë në fuqi kufizime në udhëtime.

Tedro tha se Omicroni “po përhapej në një shkallë që nuk e kemi parë me variantet e kaluara”.