Botë

Aksident në Meksikë, të paktën 53 të vdekur

Descriptive Text

Të paktën 53 persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë plagosur në Meksikë, pasi një kamion është përplasur me një kabinë pagese dhe disa vetura.

Autoritetet njoftuan se mbi 100 persona, që thuhet se ishin emigrantë nga Amerika Qendrore, ishin në rimorkio të kamionit kur ai u rrotullua në Chiapas, raporton BBC.

Pamjet shfaqin dhjetëra njerëz të lënduar, të shtrirë nëpër rrugë, derisa ky po konsiderohet si një ndër aksidentet më të rënda në Meksikë.