Botë

SHBA-ja paralajmëron sanksione të reja

Descriptive Text

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka deklaruar se SHBA-ja po vendos sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktual dhe ish-zyrtarë të korruptuar.

Kjo deklaratë e Blinkenit vjen vetëm një ditë pasi SHBA-ja ka vendosur sanksione ndaj grupit të Zvonko Veselinoviqit, i cili vepron në veri të Kosovës.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara po vendosin sanksione dhe kufizime vizash për 11 zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të korruptuar. Së bashku, ne mund të luftojmë korrupsionin dhe të promovojmë llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Blinken në Twitter.