Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Qindra të lënduar gjatë protestës në Hamburg

Qindra policë dhe protestues janë lënduar në protestën që është mbajtur në Hamburg të Gjermanisë, në pasditen e 6 korrikut, një ditë para fillimit të samitit G20.

Policia është përleshur me demonstruesit kapitalistë afër vendit ku do të mbahet samiti, duke tentuar t’i shpërndajë ata me topa të ujit, dhe sprej, pasi të njëjtit kishin hedhur shishe në rrugë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Organizatorët e kanë quajtur protestën, “G20: Mirësevini në ferr”.

Rreth 75 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë mbrëmjes së 6 korrikut, prej të cilëve, tre kanë kërkuar trajtim spitalor, ka njoftuar policia.

Edhe disa nga protestuesit janë lënduar, pasi disa persona në mesin e tyre shkaktuan kaos në rrugë, duke gjuajtur me shishe , thyen dritare, dhe ndizen zjarr në disa makina dhe objekte të tjera.

Rreth 13,000 protestues dolën në rrugë më 6 korrik, në mesin e tyre 1,000 ishin anarkistë të veshur me tesha të zeza dhe maska.

Policia gjermane pati njoftuar më herët se pret 100,000 protestues gjatë periudhës kur mbahet ky samit.

Gjermania ka angazhuar 20,000 policë që të ruajnë sigurinë gjatë kësaj kohe.

Gjatë këtij samiti pritet që liderët botërorë, të diskutojnë çështje të ndryshme, siç janë ndryshimet klimatike, terrorizmi dhe migrimi.