Botë

Zvicra dyshon se ka regjistruar rastin e parë me variantin Omicron

Autoritetet zvicerane kanë ngritur alarmin nën dyshimin se është regjistruar rasti i parë i infektimit me variantin Omicron. Bëhet e ditur se rasti ka të bëjë me një person që u kthye nga Afrika e Jugut një javë më parë, derisa testimet pritet ta vërtetojnë këtë.

Zvicra ka marrë vendim që t’i shtrëngojë masat kufizuese të hyrjes, duke i obliguar qytetarët që hyjnë nga 19 shtete të paraqesin testin negativ. Në mesin e shteteve është Australia, Danimarka, Britania e Madhe, Republika Çeke, Afrika e Jugut, Izraeli e të tjera.

Të dielën, qytetarët zviceranë kanë mbështetur përmes referendumit Ligjin e COVID-19 që do t’i vazhdonte masat e jashtëzakonshme, me qëllim të frenimit të valës së ardhshme.

bolt