Botë

Vaksinat anti-COVID, më pak efektive kundër variantit të ri

Descriptive Text

Varianti i ri i COVID-19 është më i komplikuari që shkencëtarët kanë zbuluar deri më tani, thotë një zyrtar i lartë shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkencëtarët kanë frikë se varianti - i njohur si B.1.1.529 - mund të jetë më i transmetueshëm dhe që vaksinat do të kenë më së paku efekt me të.

Jenny Harries, shefe ekzekutive e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar tha se kërkimi urgjent është duke u zhvilluar për të mësuar më shumë rreth transmetueshmërisë, ashpërsisë dhe ndjeshmërisë ndaj vaksinës së këtij variantit, raporton BBC.

Ajo thotë se shkencëtarët po shqyrtojnë "çfarë veprimesh të shëndetit publik mund të kufizojnë ndikimin e B.1.1.529".

Biologu James Naismith ka thënë se vaksinat do të jenë më pak efektive kundër variantit të ri, megjithëse shtoi se edhe do të kenë efekt.