Botë

Evropa, epiqendra e pandemisë

Evropa edhe një herë është epiqendra e pandemisë me COVID-19, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Drejtori gjeneral, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka thënë se më shumë se 60 përqind e rasteve dhe vdekjeve në botë, ishin në Evropë gjatë javës së fundit.

Shtoi se varianti Delta ka rritur rrezikun e transmetimit të sëmundjes mes njerëzve të vaksinuar, shkruan BBC.

Tedros paralajmëroi për “ndjenjën e rreme të sigurisë” të krijuar nga vaksinat, pasi tha se të vaksinuarit mund të infektohen edhe ta përhapin virusin.

U rekomandua që të vaksinuarit duhet të vazhdojnë me masat, të mbajnë maska, distancë sociale, të neglizhojnë turmat dhe të takohen me të tjerë në hapësira të jashtme.