Botë

Policia holandeze plagos dy persona, protestat kundër masave COVID u kthyen në dhunë

Policia holandeze ka qëlluar dhe plagosur të paktën dy persona pas trazirave që shpërthyen në Roterdam për masat e reja COVID-19.

Protestuesit hodhën gurë dhe fishekzjarrë ndaj tyre dhe u vunë flakën makinave të policisë.

Qindra protestues ishin mbledhur për të treguar zemërimin e tyre ndaj planeve të Qeverisë për një leje vaksinimi kundër COVID dhe ndalimin e fishekzjarrëve në natën e Vitit të Ri.

Holanda vendosi një bllokim të pjesshëm tre-javor të COVID-19 javën e kaluar për shkak të rritjes së rasteve pozitive me koronavirus. 

Policia pati të shtëna paralajmëruese dhe të shtëna direkte "sepse situata ishte kërcënuese për jetën", ka thënë një zëdhënës i policisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Qyteti u vendos në një gjendje të jashtëzakonshme dhe stacioni i tij kryesor i trenit u mbyll si rezultat i dhunës.