Botë

OBSH: Evropa i vetmi kontinent me rritje të numrit të vdekjeve nga COVID-19

Descriptive Text

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se vdekjet si pasojë e COVID-19 në Evropë janë rritur për 5 përqind javën e fundit, duke e bërë kontinentin e vetëm në botë ku ka rritje të vdekjeve nga koronavirusi.

Në raportin javor për pandeminë, OBSH tha se vdekshmëria në të gjitha rajonet përveç në Evropë, mbeten në nivel të njëjtë. Nga 3.3 milionë rastet e reja të infeksioneve të raportuara, 2.1 erdhën nga Evropa, raporton AP.

Ishte java e shtatë në vazhdim që rastet me COVID-19 u rritën në 61 vendet dhe territoret që OBSH-ja i njeh në rajonin evropian.

OBSH shtoi se infektimet kanë rënë në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Azi që nga korriku.

Në Evropë, sipas OBSH-së, numrin më të lartë të rasteve e ka Rusia, Gjermania dhe Britania.