Botë

Të infektuarit që refuzuan vaksinën i paguajnë shpenzimet në Singapor

Descriptive Text

Singapori ka marrë vendim se të gjithë pacientët e infektuar me koronavirus, që nuk janë vaksinuar, do të paguajnë të gjitha shpenzimet e spitalit duke filluar nga 8 dhjetori. Ky vendim është marrë me qëllim të vaksinimit të të gjithë njerëzve në Singapor.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se faturat e spitalit do t’u ngarkohen të gjithë atyre që kanë vendosur të mos vaksinohen.

Singapori në javët e fundit ka lejuar udhëtimet për të gjithë të vaksinuarit, por po përballet me ngritje të madhe të rasteve. Shumica e të infektuarve kanë refuzuar të shtrohen në spitale.