Botë

14 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut të dielën

Në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 14 persona të dielën nga koronavirusi, derisa nga 3.019 testime, 454 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 236 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 190.806. Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur nga koronavirusi 7.232 persona, derisa kanë rezultuar pozitivë 206.077.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 8.039.