Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Plagos një avokat, vret një polic e më pas veten

Një sulmues i cili ende nuk është identifikuar nga autoritetet turke, ka vrarë një polic me pushkë më pas ka kryer vetëvrasje me po të njëjtën armë, në gjykatën e qarkut në Bursa, Turqi.

Agjencia e lajmeve Anadolu, ka cituar zyrtarë policor të kenë thënë se sulmuesi arriti në gjykatën e qarkut gjatë mbrëmjes së sotme, dhe tek ka tentuar të hyjë brenda ka vrarë një polic, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mediet lokale fillimisht kanë raportuar se i njëjti ka marrë peng një person dhe gjithashtu ka plagosur një avokat.

Autoritetet kanë përjashtuar çdo mundësi për sulm terrorist.