Botë

Theret deputeti britanik

Deputeti konservator David Amess është therur me thikë disa herë, thanë zyra e tij dhe policia. Një burrë është arrestuar.

Deputeti veteran, i cili ka përfaqësuar Southend West në Essex që nga viti 1983, u sulmua në kishën Belfairs në Leigh-on-Sea, raportoi Sky News.

Stafi në zyrën e Amess tha se ata nuk dinin detaje të mëtejshme dhe po prisnin përditësime.

Në një deklaratë të shkurtër, policia e Essex tha se një burrë ishte arrestuar pas një incidenti në Leigh-on-Sea.