Botë

Tajvani pretendon se deri më 2025 mund të pushtohet nga Kina

Ministria e Mbrojtjes në Tajvan ka tërhequr vërejtjen se Kina do të ketë kapacitet të plotë ushtarak për ta pushtuar territorin e kontestuar deri në vitin 2025.

Sipas Ministrisë, Kina ka kapacitete për pushtim edhe gjatë vitit 2021, por përgatitja e plotë ushtarake do të bëhet brenda tre vjetëve të ardhshëm.

Ka sqaruar se deri në vitin 2025 Kina do të ulë kostot e pushtimit në shifra shumë të ulëta.

Ministria e Mbrojtjes ka deklaruar se sivjet Kina do ta kishte një luftë jo të lehtë për shkak të rrethanave të tjera.

Pekini ka dërguar 150 aeroplanë luftarakë në zonën ajrore të Tajvanit gjatë ditëve të fundit. Shteti kinez e konsideron Tajvanin si krahinë të sajën dhe ka premtuar se do ta rimarrë, po qe se është e nevojshme edhe me forcë.

Qeverinë demokratike të Tajvanit vazhdimisht e ka cilësuar si separatiste. Ndërkaq qeveria në Tajpei ka bërë të ditur se është shtet sovran që nuk duhet deklaruar pavarësinë prej Kinës.