Botë

Finlanda do të vaksinojë vizonët kundër COVID-19

Finlanda do të nisë vaksinimin kundër COVID-19 të vizonëve që ndodhen në një mijë qendrat e rritjes në vend, pas miratimit të autoriteteve për një vaksinë eksperimentale. Vizonët kanë rezultuar shumë në rrezik për t’u infektuar me koronavirus.

Para Finlandës, ishte Rusia, në muajin mars, e cila deklaroi se kishte regjistruar vaksinën e parë në botë kundër COVID-19 për kafshët. Fillimisht ajo u injektua tek qentë, macet, vizonët dhe dhelprat.

Vizoni është e vetmja kafshë e identifikuar deri tani, e cila mund të transmetojë COVID-19 te njeriu. Danimarka, eksportuesja më e madhe e peliceve të vizonëve në Evropë, përjetoi shkatërrimin e industrisë së saj të peliceve, pasi virusi u përhap në qendrat e rritjes së vizonëve në muajin nëntor të një viti më parë.

Të gjithë 15 milionë vizonët në vend, u vranë.