Botë

Australianët të zemëruar me Aukusin, po e konsiderojnë si “Kali i Trojës”

Descriptive Text

Krijimi i paktit të sigurisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe dhe Australisë, i bërë publik të mërkurën, ka shkaktuar zemërim edhe në Australi.

Përmes këtij pakti të quajtur ndryshe “Aukus”, i mundësohet Australisë që të ndërtojë nëndetëse nukleare duke përdorur teknologjinë e ofruar nga SHBA-ja dhe Australia.

Grupe anti-nukleare në Australi dhe shumë qytetarë të këtij shteti kanë shprehur zemërimin lidhur me këtë marrëveshje. Ata janë shprehur të shqetësuar se ajo mund të jetë një “Kali i Trojës” për industrinë e energjisë nukleare, të cilën kombi australian e kishte rezistuar për dekada me radhë.

Edhe kryeministrja e Zelandës së RE, Jacinda Ardern, bëhet e ditur se ka folur edhe personalisht me homologun e tij australian, Scott Morrison për t’ia bërë me dije se anijet mund të mos jenë të mirëseardhura në ujërat e këtij shteti, i cili ka qenë në zonë jo-nukleare që nga viti 1984.

Gjashtë shtete, përfshirë këtu Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusinë, Indinë dhe Francën, tashmë kanë nëndetëse me energji nukleare në flotat e tyre. Shumica e ekonomive të zhvilluara, përfshirë këtu SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar e shfrytëzojnë energjinë nukleare, ndërkohë që vetëm në Francë, 70% e elektricitetit është nuklear.

Marrëveshja e arritur mes SHBA-së, Britanisë dhe Australisë është bërë publike përmes një video-konference të presidentit amerikan Joe Biden, kryeministrit britanik Boris Johnsson dhe atij të Australisë, Scott Morrison.

Kundër kësaj marrëveshje ka dalë Kina e cila e ka quajtur atë, pakt kundër Kinës ndërkohë që tri shtetet palë nënshkruese, i ka quajtur me “mentalitet të Luftës së Ftohtë”.

Ndërkaq të premten, Franca ka tërhequr ambasadorët e saj në SHBA dhe Australi si kundërpërgjigje ndaj paktit, pak pasi e kishte quajtur atë “thikë pas shpine” për Francën.