Botë

Rrëzimi i Boeing 737 në Indi, raporti nxjerr gabimet që shkaktuan aksidentin

Gabimi i pilotit dhe mosrespektimi i udhëzimeve të sigurisë thuhet se mund të kenë çuar në rrëzimin e një aeroplani Air India Express, gushtin e vitit të kaluar, bënë të ditur hetuesit. Aeroplani me 190 persona në bord u rrëzua në Aeroportin Calicut, në shtetin jugor të Kerala. Nga rrëzimi kishin vdekur 21 persona.

Boeing 737, që kishte fluturuar nga Dubai, pati dalë nga pista në shi dhe ishte ndarë në dysh me t’u rrëzuar.

Fluturimi po riatdhesonte indianët e bllokuar nga pandemia e koronavirusit, derisa në mesin e të vdekurve ishin dy pilotë. 75 pasagjerë kishin marrë plagë të rënda.

Raporti nga Byroja e Hetimit të aksidenteve ajrore të Indisë tha se kishte një sër shkeljesh të procedurave të operimit para se të ulej avioni. Ato përfshijnë “mosinformimin adekuat” për uljen e avionit në kohë të shiut apo përkeqësimit të motit. Një fshirës i pafunksionuar i xhamit kishte dëmtuar dukshmërinë, thuhet se raportin 257 faqesh.