Botë

Tajfuni godet rajonet lindore të Filipineve

Descriptive Text

Një tajfun i fuqishëm ka goditur rajonet lindore të Filipineve, duke sjellë erëra të fuqishme që mund të shkaktojnë edhe reduktime të gjata të energjisë elektrike.

Tajfuni Konson u shoqërua me erëra deri në 120 kilometra në orë. Tajfuni është përplasur ne brigjet e qytetit Hernani në krahinën Samar. Autoritetet kombëtare të energjisë elektrike kanë bërë të ditur se stuhia ka shkaktuar dëme serioze në sistemet dhe linjat e transmisionit.

Zyrtarët vendas kanë raportuar për vërshime në qytetin Takloban. Zyra kombëtare për katastrofa dhe aksione shpëtimi ka bërë të ditur se tajfuni u shndërrua në stuhi të fuqishme me të marrë drejtimin e Detit Sibujan.

Nuk është raportuar për viktima, por autoritetet thonë se ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur në të gjitha zonat e prekura.