Botë

Vuçiq: Serbia synon anëtarësimin në BE, por nuk do të prishë marrëdhëniet me Rusinë e Kinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kë një intervistë për televizionin austriak “ORF”, ka thënë se Serbia dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Por, ai ka shtuar se nuk e ka ndërmend të prishë marrëdhëniet me Rusinë e Kinën për shkak të kësaj.

I pyetur për rrugën evropiane të Serbisë, Vuçiq, ka thënë se nuk varet gjithçka nga Serbia.

“Në takimin e fundit të ministrave të jashtëm, është thënë se Serbia ka bërë përparim në fushën e sundimit të ligjit. Është me rëndësi për ne që të jemi sinqerisht në rrugën evropiane”, ka thënë Vuçiq.