Botë

21 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoni V. në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 21 të vdekur nga COVID-19, ndërsa po ashtu është raportuar edhe për 459 të infektuar të rinj me koronavirus nga testimi i 5416 mostrave.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 368 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 190.045 të infektuar me COVID-19, ndërsa 6065 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 158.809, janë 15.171 raste aktive.