Botë

54% e të rriturve amerikanë mbështesin tërheqjen nga Afganistani

Më shumë se gjysma e të rriturve amerikanë, 54%, besojnë se vendimi për tërheqjen trupat amerikane nga Afganistani pas 20 vitesh lufte ishte i drejtë, sipas Qendrës Kërkimore Pew.

Rreth 42% e të rriturve amerikanë të anketuar thanë se vendimi për t'u tërhequr ishte “i gabuar”.

Sondazhi u realizua në periudhën 23-29 gusht, para përfundimit të plotë të tërheqjes. 69% e të anketuarve thanë se Shtetet e Bashkuara kryesisht nuk i arritën qëllimet e tyre në Afganistan.

Rreth një e katërta, 26%, thanë se administrata e presidentit Biden bëri një punë “të shkëlqyeshme” ose “të mirë” në “trajtimin e situatës në Afganistan”. 29% thanë se administrata kishte bërë një punë “të favorshme”, ndërsa 42% e të anketuarve thanë se veprimet e administratës ishin të dobëta. \Voa