Botë

Një fëmijë vritet ose plagoset çdo 5 orë në Afganistan

Gjatë 20 viteve të fundit mbi 30,000 fëmijë janë plagosur ose kanë humbur jetën në Afganistan, mesatarisht një fëmijë në çdo pesë orë, bazuar në një raport të “Save the Children” të martën, ndërsa forcat e fundit ushtarake ndërkombëtare u larguan nga vendi i shkatërruar nga lufta.

Forcat e fundit të huaja u larguan nga Afganistani të hënën në mbrëmje, duke i dhënë fund 20 viteve luftë në vend.

Sipas organizatës, numri i vërtetë i viktimave të fëmijëve për shkak të konfliktit ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë se sa 32,945, pasi “ky numër nuk përfshin fëmijët që kanë vdekur për shkak të urisë, varfërisë dhe sëmundjeve”.

Gjithashtu, gati gjysma e popullsisë së Afganistanit, përfshirë afërisht 10 milionë fëmijë, kanë nevojë për ndihmë humanitare pasi mungesa e ushqimit, vala e tretë e COVID-19 dhe konflikti e kanë thelluar edhe më shumë krizën në vend. /abcnews