Botë

UNHCR njofton se 500 mijë refugjatë janë kthyer në Siri

Pothuajse gjysmë milioni refugjatë janë kthyer në shtëpitë e tyre në Siri që nga fillimi i këtij viti, njoftoi sot UNHCR.

Në kumtesë thuhet se ata janë kthyer në atdheun e tyre kryesisht për të gjetur anëtarët e familjeve ose për të verifikuar pronën, transmeton AFP.