Botë

Qeveria japoneze thotë se dy burra vdiqën pas vaksinimit me dozat e pezulluara të Modernas

Dy persona vdiqën pas marrjes së vaksinës për COVID-19 të Modernas të cilat ishin në mesin e atyre që më vonë u pezulluan pasi u zbulua se ishin të kontaminuara, ka thënë Ministria e Shëndetësisë e Japonisë.

Ata u vaksinuan nga grupi i cili u suspendua të enjten, teksa të dy burrat në të 30-tat e tyre vdiqën këtë muaj brenda disa ditësh pasi morën dozën e dytë, ka thënë ministria. Shkaqet e vdekjes janë duke u hetuar.

Japonia ka pezulluar 1.63 milionë doza të Modernas për shkak të frikës se mund të jenë të kontaminuara, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Nga Moderna dhe kompania shpërndarëse Takeda u tha se nuk ka ndonjë fakt se vdekjet u shkaktuan nga vaksina e Modernas.

Qeveria japoneze po ashtu ka thënë se nuk është identifikuar ndonjë faktor dhe se pezullimi është bërë vetëm si masë parandaluese.