Botë

Kryeqyteti australian vihet në izolim pas një rasti të vetëm me COVID-19

Descriptive Text

Kryeqyteti i Australisë do të vihet nën izolim njëjavor, nisur që nga e enjtja, pas regjistrimit të një rasti të vetëm me COVID-19 në qytet, përderisa prania e virusit është evidentuar në ujërat e zeza.

Kanbera i bashkohet Sidnejit, Melburnit dhe disa qyteteve në shtetin e Uellsit të Ri jugor që janë nën izolim shkaku i variantit Delta të koronavirusit.

Banorëve të Kanberës, që nga ora 17 të enjten, u lejohet të largohen nga shtëpitë vetëm për arsye të rëndësishme, përderisa dyqanet ushqimore me pakicë do të mbyllen dhe restorantet do të mund të shesin vetëm ushqim.

Autoritetet e kryeqytetit kanë njoftuar se shkollat do të jenë të hapura për nxënësit që nuk mund të qëndrojnë në shtëpi.

I infektuari i vetëm në qytetin me 460 mijë banorë është i pari i regjistruar që nga 10 korriku i vitit të kaluar.

Zyrtarët shëndetësorë bënë të ditur se i infektuari 20-vjeçar kishte rënë në kontakt me virusin që nga e diela dhe ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19 gjatë së enjtes.