Botë

Kina “blindon” një qytet të tërë sherri i përhapjes më të madhe të COVID-19

Vala më e rëndë e përhapjes së koronaviruist në Kinë, që nga fillimi i pandemisë më 2019, është përshkallëzuar të mërkurën me regjistrimin e rasteve të reja të infektimit në shumë pjesë.

Kjo ka nxitur autoritetet që ta mbyllin një qytet të tërë dhe të dënojnë udhëheqësit e tij. Qysh prej valës së parë kinezët kanë qenë të lirë nga viruset, kanë shënuar raste të pakta dhe i kanë vënë nën kontroll kufijtë.

Mirëpo vendi tani është në alarm pas shtimit të rasteve ndërlidhur me aeroportin ndërkombëtar të qytetit Nanjing, që ka prekur së paku 17 provinca.

Kina ka raportuar 71 raste të reja me COVID-19 të mërkurën, gjysma e të cilave në provincën Jiangsu, kryeqytet i Nanjingut.

Në Wuhan, prej ku janë shfaqur rastet e para të COVID-19 në fundin e 2019-s, testimet masive kanë evidentuar raste të reja shumë të ngjashme me ato në Jiangsu.

Për pothuajse të gjitha rastet e reja autoritetet mbajnë përgjegjës variantin Delta të koronavirusit, të identifikuar fillimisht në Indi dhe të përhapur në pothuajse gjithë botën.