Botë

Qeveria gjermane kërkon 15 miliardë euro shtesë për buxhetin

Tre muaj përpara se gjermanët të shkojnë në zgjedhjet parlamentare, kabineti përcaktoi sot buxhetin e tij për vitin 2018 si edhe një plan financiar afatgjatë deri në vitin 2021 me një shtesë prej 14,8 miliardë eurosh.

Planet, të hartuara nga ministri i Financave, Wolfgang Schaeuble, do t’i jepnin qeverisë së ardhshme gjermane mjaft hapësirë për ulje të taksave apo masave të tjera, raporton DPA.

Plani do të jetë në dispozicion për periudhën trevjeçare 2019-2021, sipas projektdokumentit, megjithatë buxheti i vitit të ardhshëm ka një gropë financiare prej një miliard eurosh që do të duhet të mbushet në qoftë se qeveria i përmbahet premtimit të saj për të mos marrë hua.