Botë

Arrestohet pronari i lokalit ku shpërtheu zjarri në Bangladesh

Policia në Bangladesh ka arrestuar pronarin e lokalit ku të paktën humbën jetën 52 persona nga shpërthimi i zjarrit. Abul Hashem, pronar i “Hashem Foods” dhe katër djemtë e tij janë në mesin e tetë personave të arrestuar të shtunë. Policia njoftoi se ata ngarkohen me veprën për vrasje.

Autoritetet kanë thënë se shumica e personave vdiqën brenda lokalit pasi ishte bllokuar dalja emergjente. Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë, derisa për ta është nisur një hetim i veçantë nga autoritetet. Ministrja e Punës së Bangladeshit, Monujan Sufian, sipas BBC-së, ka vizituar të mbijetuarit në spital ku po trajtohen, në mesin e tyre edhe një 14-vjeçar.

“Nëse faktohet çështja e fëmijëve, do të ndërmarrim veprime ndaj pronarit dhe inspektorëve”, ka thënë ajo.