Botë

Presidenti i Brazilit akuzohet për korrupsion

Një prokuror brazilian ka bërë kërkesë për ngritjen e akuzës kundër presidentit të vendit, Michel Temer, për korrupsion pasiv, gjë e cila mund të rrezikojë funksionin e tij pas disa aferave.

Disa orë para dërgimit të kërkesave, e para e këtij lloji kundër presidentit të Brazilit, Temer tha se askush nuk mund ta shkatërrojë atë.

“Askush nuk mund të na shkatërrojë, as mua dhe as ministrat e mi”, tha Temer. Në mënyrë që Temer të akuzohet edhe zyrtarisht dhe të dalë para Gjykatës Supreme, është e domosdoshme që kërkesa e prokurorit kryesor të pranohet nga dy të tretat e deputetëve. Në rast se kjo ndodh, Temer do të mund të largohej përkohësisht nga posti deri pas gjashtë muajsh.

Prokurori akuzoi Temer se ka mbivlerësuar funksionin e tij dhe ka marrë 150 mijë dollarë ryshfet nga kompania për prodhimin e mishit JSB, e cila është përfshirë në skandalin e korrupsionit, që ka goditur Brazilin, transmeton KosovaPress.

Temer ka pasuar presidenten Dilma Rusef, e cila u largua nga ky post në gusht të vitit të kaluar për shkak të keqpërdorimeve.