Botë

Mijëra njerëzve iu injektua ujë me kripë në vend të vaksinës në Indi

Mijëra njerëz kanë rënë pre e një mashtrimit në Indi, duke marrë vaksina false anti-COVID. Autoritetet kanë njoftuar se zyrtarët mjekësorë që kryejnë procesin, u kanë dhënë rreth 2.500 njerëzve vaksina të mbushura me ujë dhe kripë.

“Ata po përdornin ujë të kripur dhe po e injektoni atë”, ka deklaruar Vishal Thakur, zyrtar policie në Mumbai, raporton CNN.

Ai ka njoftuar se vaksinimi i rremë po bëhej nëpër disa qendra ta vaksinimit, derisa janë arrestuar rreth 14 mjekë dhe zyrtarë shëndetësorë.

Keqpërdoruesit bëhet e ditur se kanë fituar rreth 28 mijë euro në total nga këto vaksina të rreme. Policia po vazhdon hetimet.

India është ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në botë. Mijëra persona kanë vdekur, derisa për të njëjtit nuk ka pasur hapësira të lira për t’i varrosur.