Botë

Armenia i dorëzon Azerbajxhanit hartat e 92 mijë minave

Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi se i ka rikthyer Armenisë 15 persona që ndodheshin nën arrest në vend, në këmbim të hartave të 92 mijë minave.

Në deklaratën e Ministrisë thuhet se "Armenia dorëzoi hartat e 92 mijë minave anti-tank dhe anti-personel që ka vendosur në rajonet Fuzuli dhe Zangilan të cilat dikur ndodheshin nën pushtimin e Armenisë".

Gjithashtu theksohet se pala e Azerbajxhanit i ka rikthyer Armenisë 15 persona që ndodheshin nën arrest në vend.

Procesi i rikthimit është bërë me iniciativë të Rusisë.

Azerbajxhani edhe më parë i ktheu Armenisë 15 persona në këmbim të hartave për 97 mijë mina të vendosura në rajonin Agdam.