Botë

Gjykata Supreme vendosi për imponim të ndalesës së udhëtimit të Trumpit

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e ka rrëzuar urdhrin e gjykatës më të ulët, me të cilin ishte bllokuar ndalesa e udhëtimit për shtatasit e gjashtë vendeve me shumicë myslimane, të administratës së presidentit Donald Trump.

Gjykatësit kanë thënë se kërkesa e Trump do të merret edhe njëherë në konsideratë në muajin tetor, ku do të vendoset se a do të mbështetet apo do të hedhet poshtë, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Ndalesa imponohej për shtetasit e Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit, që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata vendosi gjithashtu të lejojë ndalimin për 120 ditë të të gjithë emigrantëve, sërish duke lejuar vetëm ata me “lidhje të vërtetë” të hyjnë në SHBA. Mes gjykatësve që lejuan pjesërisht hyrjen në fuqi të urdhrit ekzekutiv është edhe Neil Gorsuch, i cili u emërua nga Trump dhe më pas u miratua thuasje me forcë në Senat, përmes “opsionit bërthamor”.