Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmohen me mesazhe pro ISIS faqet e qeverisë në Ohio

Një numër i faqeve të qeverisë në shtetin amerikan të Ohios, duke përfshirë edhe atë të Guvernatorit John Kasich, janë sulmuar në të cilat është shfaqur një mesazh pro ISIS.

Në mesazh thuhej se presidenti Donald Trump do të mbajë përgjegjësi për "çdo gjak që rrjedh në vendet myslimane". Mesazhi përfundonte me ‘ E dua Shtetin Islamik”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hakimi është kryer nga një grup që e quan veten Team System DZ.

Mesazhi në sulmin kibernetik përmbante një simbol arab dhe ishte shkruar kryesisht në të zezë dhe të bardhë, duke përdorur flamurin e të ashtuquajturit Shtetit Islamik.

Mesazhi në faqen e guvernatorit Kasich bënte thirrje islame për namaz.