Botë

Shkon në 150 numri i viktimave nga shpërthimi i cisternës me naftë

Të paktën 150 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një cisterne me naftë në Pakistan.

Kamioni cisternë ka dalë nga rruga duke u përmbysur si pasojë e shpejtësisë nga ana e shoferit, më pas është përfshirë nga flakët.

Zjarri është shkaktuar nga një kalimtar i cili ka ndezur një cigare, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Cisterna po transportonte rreth 25 mijë litra naftë dhe po shkonte nga Karaçi drejt qytetit Lahore.