Botë

Dy të vdekur e 19 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit, dy persona kanë humbur jetën e janë shënuar 19 raste të reja me COVID-19.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar 14 pacientë në këtë shtet.

Rastet e reja të shënuara janë: Shkup-7, Kumanovë-4, Kriva Pallankë-3, Tetovë-1, Prilep-1, Ohër-1, Strumicë-1 dhe Kërçovë.