Botë

Ushtria izraelite godet caqet e Hamasit në Gaza

Izraeli ka kryer një sulm ajror ndaj militantëve të Hamasit në Gaza, si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me balona që besohet se ka nisur nga territori palestinez.

Shpërthimet janë dëgjuar në Gaza në orët e para të së mërkurës.

Ky është sulmi i parë prejse përfundoi konflikti më 21 maj.

Forcat Izraelite të Mbrojtjes kanë konfirmuar sulmin ndaj caqeve ushtarake që kontrolloheshin nga Hamasi në Gaza.

Deri më tani nuk dihet për të vdekur.