Botë

COVID-19 ishte prezent në SHBA qysh në dhjetor të 2019-s, thotë një studim

Analiza të mostrave të reja të gjakut nga 24,000 amerikanë të marra në vitin 2020, sugjerojnë se koronavirusi kishte arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dhjetor të 2019-s.

Sipas studimit, janë disa javë përpara se rastet e para të konfirmoheshin nga zyrtarët shëndetësorë. Analizat nuk janë definitive dhe disa ekspertë janë skeptikë. Por, zyrtarët shëndetësorë federalë po pranojnë çdo herë e më shumë se ka qenë një kohë kur numër i vogël të infektuarish me COVID-19 kanë qenë në SHBA para se bota të bëhej e njohur me virusin e rrezikshëm në Kinë.

Natalie Thornburg nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka thënë se ka mundësi se raste të rralla të kenë qenë të pranishme më herët se sa që u mendua, raporton AP.

Mostrat e gjakut u morën nga 24,000 njerëz nga e gjithë Amerika, gjatë tre muajve të parë të 2020-s.

Koronavirusi u identifikua në pari në Wuhan të Kinës më 2019. Zyrtarisht, i infektuari i parë në SHBA u identifikua më 15 janar, i cili ishte udhëtar nga Wuhani.