Botë

“Serbia po zvogëlohet...”

Për më pak se pesë vjet numri i banorëve në Serbi është pakësuar për 141 mijë e 136 veta, është thënë në një simpozium shkencor në Nish, transmeton Koha.net.

një kohë të shkurtër kemi mbetur pa një qytet mesatar në Serbi, sa Leskovci. Në periudhën e analizuar nga viti 2011 deri në vitin 2016 Beogradi është bërë me 21.744 banorë të rinj. Numri i njerëzve në Vojvodinë pakësuar për 41.244, në Shumadi e Serbi perëndimore për 61.020, e në Serbinë lindore e juglindore për 60.616”, citon “novostionline të ketë thënë demografi dr Edvard Jakopin në këtë simpozium shkencor mbajtur në fundjavë.

Në simpozium u përmenden dallime ekonomike të veriut e jugut e u theksua se paga në jug është 2,5 herë më e ultë nga ajo në Beograd.