Vritet gjysmëvëllai i diktatorit Kim Jong-un

Vritet gjysmëvëllai i diktatorit Kim Jong-un

14 shkurt 2017 15:30

Gjysmëvëllai i liderit verikorean Kim Jong-un është vrarë në Malajzi, njoftuan sot mediat kineze dhe jugokoreane, duke iu referuar burimeve anonime.

Kim Jong-un është vrarë të hënën në mëngjes, ndërsa rrjeti kabllor kinez transmeton se në aeroportin në Kuala Lumpur e kanë helmuar dy gra, për të cilat dyshohet se janë agjentë verikorean.

Përfaqësues të policisë malajziane deklaruan se një burrë i paidentifikuar nga Koreja Veriore ka vdekur rrugës nga aeroporti për në spital.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme