Botë

Vuçiq: Të gatshëm të mbrojmë interesat e Serbisë dhe serbëve, dorëzimi nuk është opsion

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka paralajmëruar “një fjalim historik” të presidentit të këtij vendi, Aleksandar Vuçiq, sonte në Këshillin e Sigurimit.

Mbledhja e KS të OKB-së vjen në ditën e njëjtë kur lideri i forcave ushtarake serbe në Bosnjë, Ratko Mladiq, u dënua nga Gjykata e Hagës me dënim të përjetshëm edhe nga Apeli. Bërnabiq ka thënë se fjalimi i Vuçiqit do të jetë i lidhur me këtë ngjarje të sotme.

Ndërkohë, vetë Vuçiq përmes një postimi në Twitter ka thënë se “dorëzimi nuk është opsion i Serbisë”.

“Për pak minuta fillon mbledhja e Këshillit të Sigurimit. Ekipi jonë është gati të mbrojë interesat e Serbisë dhe të popullit serb. Dorëzimi nuk është opsion. Le të rrojë Serbia”, ka shkruar Vuçiqi, teksa ka vënë edhe një foto me Bërnabiqin dhe bashkëpunëtorë të tjerë.