Botë

Tre të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 3 persona të vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 1.375 testime, një ka rezultuar pozitiv.

Ministria e Shëndetësisë njofton se 204 pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë kësaj periudhe, duke çuar numrin e të shëruarve në 149.496. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 5.458 persona, 155.418 janë infektuar dhe aktualisht janë 464 raste aktive.