Botë

Kryeministri i Britanisë merr dozën e dytë të vaksinës së AstraZenecas

Descriptive Text

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka marrë dozën e dytë të vaksinës antiCOVID të AstraZenecas, raporton “Sky”.

Kryeministri britanik e mori dozën e dytë në Institutin Francis Crick në Londër sonte, ndërsa dozën e parë e kishte marrë në mars.

Një foto e tij duke e marrë dozën e dytë të vaksinës është publikuar në Twitter.

“Doza e dytë është kryer. Kur është radha e juaj, merreni vaksinën”, ka shkruar Johnson në Twitter.

Dozën e parë të vaksinës e mori në Spitalin “St Thomas”, ku ishte trajtuar në kujdes intensiv vitin e kaluar pasi ishte infektuar me koronavirus.