Botë

I godet rryma pesë persona në një pishinë në Turqi

Tre fëmijë dhe dy të rritur kanë vdekur nga rryma në një pishinë në veri-perëndim të Turqisë, ndërsa pesë persona tjerë janë lënduar dhe janë duke u trajtuar në spital.

Incidenti ka ndodhur në qytetin Akyazi në provincën Sakarya, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Menaxheri i pishinës bashkë me djalin e tij janë përpjekur t’i ndihmojnë duke i dërguar edhe në spital, por që asnjëri nuk shpëtoi.

Ende është e paqartë arsyeja e elektrizimit.