Botë

13 të vdekur dhe 14 raste të reja pozitive me koronavirus në Maqedoni të Veriut

13 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 14 raste të reja pozitive me koronavirus nga testimi i 1489 mostrave.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të Maqedonisë në 24 orët e fundit janë shëruar 104 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë infektuar 155.071 persona me koronavirus, 2686 kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa janë shëruar 147.043 persona. Janë 5342 raste aktive.