Botë

Izraeli godet sërish Gazën mëngjesin e së shtunës, shtatë të vdekur

Descriptive Text

Një sulm ajror i Izraelit në Gaza ka lënë të vrarë të paktën shtatë palestinezë mëngjesin e së shtunës.

Shpërthimi i fundit i dhunës ndodhi në Jerusalem dhe është përhapur në tërë rajonin, me përleshjet hebrenj-arabë dhe trazira në qytete të ndryshme të Izraelit. Ka pasur edhe protesta të përhapura të palestinezëve, ku forcat izraelite qëlluan dhe vranë 11 persona, raporton AP.

Palestinezët po shënonin ditën “Nakba” të shtunën, ku ata përkujtojnë rreth 700,000 njerëz që u larguan apo dëbuan nga shtëpitë e tyre në atë që sot është Izraeli gjatë luftës së vitit 1948 rreth krijimit të tij, ndërsa me shënimin e kësaj dite sot është rritur mundësia për më shumë trazira.

Që nga e hëna, në Gaza janë vrarë të paktën 126 njerëz, përfshirë 31 fëmijë dhe 20 gra; në Izrael shtatë janë vrarë, përfshirë një 6-vjeçar dhe një ushtar.